Regjisore. Artiste. Zë që sfidon heshtjen.
Lendita Zeqiraj, regjistrore/skenariste e njohur nga Kosova, me ndikim të thellë në industrinë e kinematografisë, e njohur si pionere e artit të filmit shqiptar nga Kosova. E njohur me temat e identitetit dhe sfidave shoqërore të Kosovës, duke pasqyruar përvojën e popullit kosovar përmes lentes artistike të fuqishme.
Ajo u bë një figurë e njohur ndërkombëtarisht me filmat e saj autentik, duke përfaqësuar filmin kosovar si regjisorja e parë shqiptare që u përzgjodh në një festival të klasës A – Festivalin e Filmit të Venecias. Aty, për herë të parë në histori, u ngrit flamuri i Kosovës në Venecia.
Ka përfaqësuar Kosovën në më shumë se 500 festivale ndërkombëtare në të gjitha kontinentet, duke sjellë përvojat dhe historinë e vendit të saj në mënyrë të fuqishme dhe emocionuese.
Ka fituar mbi 50 çmime ndërkombëtare, përfshirë:
Lendita është një zë i fortë për paqen dhe dialogun përmes artit, frymëzim për gratë në film, dhe një ambasadore kulturore që ka sjellë dritë mbi realitetet e Kosovës.
Në vitin 2002, në Paris – qytetin e dritës, u fik një copëz e madhe e shpirtit tonë. Pas një ekspozite që synonte të ndriçonte plagët e një populli të vogël, të përvuajtur, ndodhi një heshtje e errët: rreth 40 piktura u zhdukën pa gjurmë. Jo thjesht vepra arti. Por kujtime. Dhimbje të ngjitura me bojë. Historitë tona të pathëna. Njeriu që i kishte pikturuar, mbeti jo vetëm i zhveshur nga krijimet e tij, por i harruar nga sistemi, nga bota, ndoshta edhe nga ne. Kjo nuk është thjesht një histori e një vjedhjeje. Është një metaforë e asaj çfarë ndodh kur arti vjen nga periferia e botës: përherë i ekspozuar, përherë i harruar. “Njeriu i Harruar” është një përkujtim. Një rikthim i kujtesës. Një thirrje ndaj harresës kolektive. Sepse kur harrojmë ata që mbartën dhe dokumentuan dhimbjen tonë – humbim veten."
“MENO PAUZË” nuk është thjesht një ekspozitë; është një udhëtim shpirtëror në zemrën e asaj çka shpesh heshtet, injorohet dhe ngatërrohet me harrimin. Ajo zhvendos menopauzën nga kufijtë e thjesht biologjikës dhe e ngre në një altar poezie, revoltë dhe ringjalljeje. Në këtë hapësirë, trupi femëror bëhet një fushë lufte dhe një botë e re – një simbol i fuqisë që nuk shuhet, por transformohet. Një vend ku zëri dhe identiteti kthehen, rigjallërohen, dhe refuzojnë të fshihen nën petkun e heshtjes. “MENO PAUZË” është një akt i guximshëm kujtimi, një thirrje për çlirim nga rrënjët e thella të paragjykimeve, dhe një ftesë për të përqafuar vetveten në gjithë kompleksitetin e saj. Një përkujdesje e ndjeshme dhe e fuqishme ndaj ndryshimit – jo si fund, por si fillim i një kapitulli të ri.”